Tre punonjës policie janë arrestuar pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike.

Në pranga kanë rënë A.G. 68 vjeç, M.G. 53 vjeç dhe E.G. 27 vjeç. Aksioni u krye nga forcat e Komisariatit Nr.5 të Policisë.

Për të njëjtën ngjarje janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 3 gra, L. G. 51 vjeçe, S. G. 67 vjeçe dhe K. G. 54 vjeçe. Ndërsa janë shpallur në kërkim 4 persona të tjerë me iniciale F. G., A. G., A. G dhe B. G.

Në tokat e këtyre personave në vendin e quajtur Dritas në lagjen Parroce në Kamëz ishin kultivuar bimë narkotike kanabis sativa. Hetimet për këtë ngjarje janë kryer në bashkëpunim edhe me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Brendshme. /tvklan.al