3 punonjës të Policisë Bashkiake janë arrestuar në Rogozhinë, pasi nuk lejuan një autobus interurban që të parkonte në stacion, si dhe dhunuan shoferin sëbashku me faturinon e mjetit.

Në një njoftim për mediat, policia sqaron se të arrestuarit janë Ruzhdi Juba, 54 vjeç, Qamil Canaj, 59 vjeç dhe Enver Qepa, 42 vjeç, banues në Rrogozhinë. Të tre me detyrë punonjës të policisë bashkiake dhe banues në Rrogozhinë.

“Arrestimi i këtyre shtetasve është kryer pasi, më datë 13.10.2017 në lagjen nr.1, Rrogozhinë, së bashku me shoferin e një fugoni, shtetasin R.J., 26 vjeç, kanë kryer veprime arbitrare, duke mos lejuar të parkoj në stacionin e fugonave, subjektin e transportit publik interurban, duke ushtruar dhunë fizike ndaj shoferit dhe faturinos ( shtetasve E.D., 28 vjeç dhe E.D., 28 vjeç, vëllezër)”,

thotë policia në një njoftim të sajin.

Për rastin në fjalë po procedohet penalisht në gjendje të lirë edhe shoferi i fugonit, 26 – vjeçari R.J., banues në Tiranë./tvklan.al