Katër persona janë vënë në pranga nga Policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale. Një 28-vjeçar me iniciale O.B., u vu në pranga pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Tre arrestimet e tjera janë kryer nga specialistët e Qarkullimit Rrugor. 31-vjeçari M.P., u ndalua në rrugën “Papa Gjon Pali”, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.82 mg/l.

Një 47-vjeçar me iniciale V.M., u ndalua sepse nuk iu bind urdhrave të punonjësve të policisë për të bërë testin e alkoolit. Ai dyshohej se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë një 19-vjeçar ka rënë në pranga pasi ka aksidentuar një fëmijë të mitur. 7-vjeçari i plagosur ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve./tvklan.al