Katër persona janë arrestuar në flagrancë duke vjedhur sasi të konsiderueshme nafte në disa mjete (të parkuara) të cilat kryenin punime për ndërtimin e gazsjellësit (TAP).

Në pranga kanë rënë Migen Kita, 34 – vjeç dhe Shkëlzen Gjoni, 30 – vjeç, të dy banues në Korçë (me detyrë punonjës shërbimi në një shoqëri private të ruajtjes e sigurisë fizike, si dhe  Xhuljan Kolaqis, 21 – vjeç edhe Ervin Terolli, 32 – vjeç, të dy banues në fshatin Zvezdë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 22.05.2017, në krah të aksit rrugor Zëmblak-Zvezdë, këta persona në bashkëpunim mes tyre u kapën në flagrancë duke vjedhur një sasi të konsiderueshme nafte në disa mjete të parkuara, të cilat kryenin punime për ndërtimin e gazsjellësit.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme./tvklan.al