Katër persona u arrestuan pasi oficerët e emigracionit bastisën një restorant në Evensham të Britanisë së Madhe. Të arrestuarit janë të gjithë shqiptarë, tre të moshës 27-vjeç dhe një 25-vjeç, të cilët kishin hyrë ilegalisht në këtë shtet.

Mediat vendase shkruajnë se tre prej të arrestuarve përballen me dëbim nga Britania, ndërsa i rasti i të katërtit po merret në shqyrtim.

Autoritetet mësohet se kishin marrë informacion nga organet e inteligjencës dhe rreth orës 14:30 të së premtes, më 19 Janar shkuan tek restoranti. Gjatë kontrollit u zbuluan shqiptarët, të cilët rezultuan se nuk kishin të drejtë për të jetuar në Britani dhe për pasojë u arrestuan.

Autoritetet e emigracionit u shprehën të kënaqur për operacionin e zhvilluar dhe u bënë thirrje kujtdo që ka informacion për emigrantë që jetojnë në mënyrë të jashtëligjshme të njoftojnë strukturat përkatëse.

Restoranti

Casa la cucina italiana

, në Vine Street përballet me një gjobë prej 80 mijë paund për punësimin e emigrantëve të jashtligjshëm.

/tvklan.al