Policia e Tiranës ka arrestuar sot 5 persona të cilët ishin shpallur në kërkim. Në një njoftim për mediat, autoritetet bëjnë me dije se është bërë arrestimi në flagrancë i A. S., 26 vjeç, pasi, tek Bulevardi i Ri, në ambientet e një picerie, i ka vjedhur telefonin një qytetari.

Policia gjatë arrestimit i ka bërë një kontroll fizik 26-vjeçarit dhe i ka gjetur telefonin e vjedhur dhe 2 mjete thika, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar dhe “V. M., 23 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”. A. Sh., 29 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Arrest në shtëpi” në ”Arrest në burg”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Ndërkohë sot është bërë kapja dhe ndalimi i V. L., 33 vjeç, i cili, me vendimin penal të Gjykatës së Shkallë së Parë Tiranë dhe vendimin penal të Gjykatës Apelit Tiranë, është dënuar me 40 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë dhe arrestimin në flagrancë të E. M., 18 vjeç, pasi në rrugën “Maria Kraja”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse./tvklan.al