Autorët janë të moshave nga 17 deri në 44 vjeç

Një e mitur 15-vjeçare ka rënë pre e përdhunimit nga disa persona që e shantazhonin përmes fotove dhe videove intime në Mirditë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Tarazh dhe vazhdonte prej muajit Janar, kur disa persona nga mosha 17 deri ne 44 vjeç kanë abuzuar më të miturën duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin.

Fillimisht mësohet se vajza shoqërohej me njërin prej tyre, i cili e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë dhe e ka filmuar me celular.

Më pas ai i ka shpërndarë pamjet tek të njohurit e tij në fshat dhe me këto pamje 4 persona të tjerë kanë kërcënuar vajzën duke e detyruar të kryejë marrëdhënie edhe me ta.

Policia ka arrestuar 5 persona, të moshave 17, 27, 30, 31 dhe 44 vjeç, të cilët akuzohen se me anë të shantazhit dhe bashkëpunim të njëri-tjetrit, kanë abuzuar seksualisht me një 15-vjeçare.

Ata janë Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nike Lleshi dhe Adrian Gjikolaj.

Tv Klan