Arrestohen 5 shoferë në Durrës

Foto ilustruese


Arrestohen 5 shoferë në Durrës

10:08 10/10/2020

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 5 shoferë, të cilët janë bërë shkak për aksidente rrugore, si dhe kanë thyer rregulla të tjera. Në një njoftim për mediat, autoritetet njoftojnë se arrestimet janë bërë “për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në mënyrë të parregullt”.

Mësohet se në pranga kanë rënë:  E.R., 34 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Shijak, duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi. I.L., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr.14, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Man”, (autobuz), në gjëndje të dehur.

H.Sh., banues në fshatin Zezë, Nikël, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Fushë Krujë, duke drejtuar çiklomotorrin pa leje drejtimi.

E.C., banues në Durrës, pasi në lagjen nr.4, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, në gjëndje të dehur, është përfshirë në aksident rrugor me mjetet “Benz”, “Volksëagen” dhe “Lançia” duke shkaktuar dëme materiale.

H.P., 51 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi në lagjen nr.17, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin B.K., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Durrësit njofton se masat për parandalimin e aksidenteve rrugore vijojnë dhe do të ndëhkohen të gjithë shoferët problematikë./tvklan.al




Të ngjashme