Një skemë mashtruese në fushën e karburanteve  me një dëm mbi 1 milion dollarë, është zbuluar nga Hetimi Tatimor dhe Prokuroria e Tiranës.

8 urdhëra ndalimi të lëshuara nga organi i akuzës për  Iliaz Fishekun administrator i “Martini Petrol” dhe “Petrol Impex”, si edhe për 7 punonjës të administratës së tatimeve dhe që janë ekzekutuar nga policia.

Në bazë të hetimit ka rezultuar se kompania “Martini Petrol” ka ushtruar për rreth 4 vjet aktivitet në Tiranë, në mënyrë të paliçensuar.

Nga përllogaritja që ka bërë Drejtoria e Tatimeve, subjekti tregtar, i cili ka pasur një pikë të paliçensuar karburanti në Tiranë, është shmangur nga detyrimet fiskale, si edhe nuk ka paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve për periudhën 2010-2014.

Kjo shmangie është bërë edhe me ndihmën e inspektorëve të Tatimeve, të cilët kishin për detyrë të kontrollonin zonën ku ushtronte aktivitetin e paligjshëm kjo pikë karburanti.

Këta shtetas akuzohen për veprat penale të “Shpërdorim i detyrës”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”

 OPERACIONI “SMILE 4” TE ARRESTUAR:

  1. Platon Solis, 51 vjeç, inspektor i Tatimeve Tiranë
  2. Ajaz Shehu, 51 vjeç ish inspektor i Tatimeve Tiranë,
  3. Dhimiter Veshi, 47 vjeç, inspektor i Tatimeve Tiranë
  4. Arjan Daja, 51 vjeç, inspektor i Tatimeve Tiranë
  5. Saimir Kaziu, 39 vjeç ish inspektor i Tatimeve Tiranë
  6. Bajram Frangu, 53 vjecc ish inspektor i Tatimeve Tiranë
  7. Gentian Subashi, 38 vjeç, ish inspektor i Tatimeve Tiranë
  8. Iliaz Fisheku, 57 vjeç, administrator i “Martini Petrol” dhe “Petrol Impex”,

Tv Klan