Policia Franceze ka arrestuar 7 persona të cilët kishin krijuar një skemë mashtrimi dhe pajisnin qytetarët me certifikata false për qytetarët që kërkonin të largoheshin nga vendi.

Pas hetimeve, policia ka zbuluar se banda me 7 anëtarë, 6 burra dhe 1 grua kishin pajisur më shumë se 200 qytetarë me certifikata të falsifikuara për COVID. Mediat ndërkombëtare raportojnë se certifikatë që tregonte se ishe negativ kundër COVID, ishte shitur rreth 300 Euro.

Hetimet zbuluan një udhëtar nga Etiopia, i cili kishte marrë raportin tek të arrestuarit, por u zbulua si ai nuk kishte kryer test dhe certifikata ishte false.

Po ashtu është zbuluar se të gjitha certifikatat për testin negativ mbanin emrat e laboratorëve në Paris, duke përdorur pa të drejtë emrin e këtyre të fundit.

Të arrestuarit do të përballen me akuza për falsifikim dhe bashkëpunim në mashtrim, të cilat mbajnë një dënim maksimal deri në pesë vjet burg dhe një gjobë prej 375,000 €./tvklan.al