Arrestohen aktivistët serbë

Arrestohen aktivistët serbë

12:37 10/10/2019

Kishin planifikuar protesta kundër Ramës

Policia serbe ka arrestuar disa aktivistë të subjektit të Partisë Demokratike të Serbisë, të cilët kishin për qëllim të protestonin kundër pjesëmarrjes së Kryeminisrit shqiptar, Edi Rama, në takimin trilateral të Novi Sadit, ku bashkë me Kryeministrin e Maqedonisë Veriore Zoran Zaev dhe Presidentit Aleksandar Vuçiç.

Njoftimin e ka dhënë vetë Partia Demokartike, sipas të cilës, aktivistët dëshironin të bënin performancë, por ata nuk kanë arritur as të futen në qytet pasi policia i arrestoi në dalje të autostradës nga Beogradi për në këtë qytet.

Ata do të shpalosnin një parrullë ku shkruante ‘Rama persona non grata’, por policia ka sekuestruar makinën dhe nuk ka lejuar që të vazhdojnë në drejtim të Novi Sadit. Policia serbe nuk ka dhënë detaje për këtë ngjarje.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT