At e bir janë vënë në pranga nga policia e Mirditës, pasi lëviznin të armatosur. Autoritetet, pasi u informuan, u vunë menjëherë në ndjekje të tyre. Gjatë kontrolleve, 50-vjeçarit me iniciale I.Sh. dhe djalit të tij 16-vjeçar iu gjetën dhe sekuestruan 1 automatik, fishekë dhe 1 çifte.

Ata u arrestuan për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjahut dhe sportive, kryer në bashkëpunim”. /

tvklan.al