Arrestohen babë e bijë, shisnin drogë në shkollat e mesme

Arrestohen babë e bijë, shisnin drogë në shkollat e mesme

21:04 20/08/2018

Babë e bijë janë arrestuar sepse punonin bashkë në një operacion droge, për ta shpërndarë drogën te nxënësit e shkollave të mesme.

Daniel Williams, 51 vjeç dhe vajza e tij 17-vjeçare, Morgan Williams akuzohen për krime të shumta të lidhura me drogën. Policia gjeti në banesën e tyre rreth 1 kg marihuanë, 87 pilula të njohura si "Molly" ose ekstazi, si dhe 22.000 dollarë cash.

Zëdhënësi i i Zyrës së Sherifit, Doug Rainwater tha: "

Ne besojmë se ata po punon bashkë për të shitur drogë në zonën e Forsyth".

Një detektiv kishte kohë që po e hetonte 17-vjeçaren, pasi thuhej se një nxënës i shkollë së mesme i shiste marijuanë adoleshentëve të tjerë.

Gjatë hetimit ata zbuluan se edhe i ati i studentit po merrte pjesë në aktivitetin e drogës.

Morgan Williams është akuzuar për gjashtë vepra penale, duke përfshirë shitjen e marihuanës, posedimin e më shumë se 280 gr marihuanë, shpërndarje marihuane, shpërndarje pilulash, ngatërrim provash dhe posedim objektesh të lidhura me drogën.

Ndërsa babai i saj është akuzuar për vepra kriminale me qëllim shpërndarjen e pilulave dhe përdorimin e komunikimit elektronik për të lehtësuar shkeljen.

Por kjo nuk është përballja e parë e familjes me ligjin. Në vitin 2015 nëna e Megan, Elaine Williams u arrestua sepse publikoi një reklamë, ku kërkonte të blinte një fëmijë për të bijën, asokohe 14-vjeçare. /

tvklan.al

Të ngjashme
UKT