Policia e Krujës njoftoi arrestimin e dy të rinjve që një ditë më parë udhëtonin në makinë me Bedri Hakën, personi i akuzuar për vrasjen e Leonard Muratajt mbrëmjen e 18 nëntorit 2014 në Durrës.

Haka u arrestua mbrëmjen e së premtes në Larushk të Krujës duke tentuar t’i shpëtojë policisë. Një natë më pas janë ndaluar edhe dy shokët e tij që ndodheshin në makinë. Ata janë Xhemali Prushi 22 vjeç dhe Skerdi Prushi 19 vjeç, të dy banues në Fushë-Krujë. Policia thotë se ata nuk i janë bindur urdhrit për të ndaluar pasi në makinë kishin një të kërkuar për vrasje.

Bedri Haka është akuzuar nga prokuroria e Durrësit si bashkëpunëtor në vrasjen e Muratajt. Ai u dyshua se kishte vënë makinën e tij në shërbim të autorëve, por Haka tha se atë ia kishin vjedhur një natë më parë. Makina u gjet e braktisur në Vorë natën e krimit.

Mes avokatit Avokati i Hakës tha në komisariat se klienti i tij është ndaluar padrejtësisht pasi për çështjen në fjalë ai kishte fituar pafajësinë në gjykatën e Apelit në Durrës. Pas këtyre deklaratave reagoi policia e Durrësit që thotë se nuk është njohur me asnjë vendim që rrezon këtë masën e arrestit me burg të dhënë në vitin 2014 për të riun.

Policia e Durrësit thotë se në rast të ekzistencës së një vendimi pafajësie do të veprohet sipas ligjit. Gjithsesi Haka mund të qëndrojë në qeli nëse ndaj tij do të ngrihet një akuzë për mosbindje ndaj urdhërit të policisë.

Tv Klan