Dy shqiptarë, burrë e grua, u arrestuan në Itali duke transportuar kokainë me makinën e tyre. Mediat italiane shkruajnë se shqiptarët u ndaluan nga policia në autostradë në Scandicci.

Gjatë kontrollit, ata shfaqën shenja nervozizmi dhe fillimisht i thanë policisë se kishin qëndruar në Itali për disa kohë, por më pas treguan se kishin ardhur nga jashtë vendit.

Me ndihmën e qenit antidrogë, u gjet 15 kg kokainë e fshehur në pjesën e motorit të makinës. Dy shqiptarët u arrestuan në flagrancë nga policia, ndërsa kokaina do të kapte një vlerë miliona Euro nëse do të shitej në tregun e pakicës. Emrat e shqiptarëve nuk janë bërë publikë. /

tvklan.al