Policia e Kosovës zhvilloi një operacion në orët e pasdites në Prishtinë, ku edhe arrestoi disa të dyshuar, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar.

“Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor në Prishtinë, i cili ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim ndërkombëtar”

, i tha Radios Evropa e Lirë zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Ai tha se më shumë detaje do të publikohen sapo të përfundojë operacioni. Zyrtarë brenda Policisë së Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë se tashmë janë arrestuar dy persona, njëri me shtetësi të Malit të Zi dhe tjetri nga Serbia./REL