Dy adoleshentë janë arrestuar për vrasjen e gazetares Lyra McKee në Irlandën e Veriut. Të arrestuarit janë 18 dhe 19 vjeç, të cilët u vunë në pranga nën akuzën për terrorizëm.

Gazetarja 29-vjeçare u qëllua nga në plumb qorr teksa po raportonte për trazirat e dhunshme në qytetin Londonderry të Irlandës së Veriut mbrëmjen e së enjtes. Trazirat nisën kur policia shkoi për kontrolle në zonën e Creggan Derry, pasi kishte dyshime se aty po planifikoheshin sulme që do të kryheshin gjatë Pashkëve. Lyra McKee qëndronte prapa një makine policie së bashku me kolegë të tjerë gazetarë kur u godit nga një plumb qorr i qëlluar nga armët e njërit prej të arrestuarve.

Fillimisht mbeti e plagosur, por ndërroi jetë në spital. Momenti i vrasjes së gazetares ishte filmuar nga kamerat e sigurisë dhe një celular, prej nga u identifikua dhe personi i dyshuar që hapi zjarr. Ngjarja po hetohet nga policia si incident terrorist, për shkak se dyshohet që personat të cilët hapën zjarr ndaj oficerëve dhe hodhën shishe molotov, janë pjesë e organizatës IRA. Edhe zyrtarë e politikanë vendas kanë dënuar vrasjen e gazetares 29-vjeçare.

/tvklan.al