Dy gra janë vënë në pranga në Tiranë. Bëhet fjalë për një 57-vjeçare dhe një 50-vjeçare. Ato dyshohen se kanë ushtruar dhunë ndaj mbesës së tyre.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetaset Xh. Xh., 57 vjeçe, dhe A. Xh., 50 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj mbesës së tyre”, njoftoi policia./tvklan.al