Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës. Ata dyshohen se janë autorët e grabitjes së një sasie të madhe parash.

Hetimi ka nisur në datën 22 Maj, kur në polici një person ka denoncuar se disa persona i kishin vjedhur rreth 20 milionë lekë të reja dhe 50 mijë franga në automjetin e tij në një qendër tregtare pranë Komunës së Parisit.

“Falë veprimeve të shpejta, informacioneve të marra në rrugë operative dhe ndjekjes intensive për 24 orë u bë i mundur zbulimi dhe identifikimi i autorëve të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e uniformave blu.

Gjatë operacionit të quajtur “Kombinacioni” u vunë në pranga D.H., 27 vjeç, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike dhe G.K., 44 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale.

Edhe pse banues në Tiranë, arrestimi i tyre u krye në qytetin e Fierit.

Çfarë zbuluan hetimet?

Grabitësit kishin ndjekur lëvizjet e pronarit të parave. Në momentin që ai është futur në qendrën tregtare, ata i kanë vjedhur shumën e parave, të cilat ai i kishte vendosur në bagazhin e mjetit.

Kur u kapën atyre iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi parash prej 175 milionë lekësh dhe 50 mijë franga.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”./tvklan.al