Dy persona janë arrestuar nga policia në pikën kufitare të Muriqanit, pasi tentuan të trafikonin një sasi lënde narkotike.

Sipas policisë, janë arrestuar I.Gj. 31 vjeç dhe E.N. 23 vjeç. Gjatë kontrollit në makinën e tyre në dalje të Shqipërisë, iu sekuestruan 7.2 kg kanabis sativa.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

/tvklan.al