Policia e Durrësit ka vënë në pranga dy persona për vepra të ndryshme penale.

Njëri nga të arrestuarit është shtetasi me inicialet E. T., 30 vjeç, banues në Durrës, i cili akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, në pranga ka rënë edhe shtetasi E. N., 27 vjeç, i cili u plagos me thikë të hënën, në lagjen 13 në Durrës. Mbi të rëndon akuza e “Vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhte shtetasi D. B., 26 vjeç, banues në Durrës, pasi pasditen e së hënës u konfliktua për motive të dobëta dhe goditi me thikë 27-vjeçarin E.N., i cili u arrestua në flagrancë nga spitali.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al