Arrestohet edhe 1 person tjetër

Dy persona kanë rënë në pranga nga Policia e Durrës, për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu arrestuan në flagrancë shtetasin H. A., 46 vjeç, pasi në PKK Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Gjithashtu në flagrancë u arrestua edhe shtetasi A. D., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volvo”, është përplasur me një mjet tjetër, duke i shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./tvklan.al