Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar në Greqi ditën e djeshme si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë në disa qytete greke.

Kathimerini raporton se mes të arrestuarve janë edhe dy policë grekë. Ata ishin implikuar në këtë aktivitet kriminal. Njëri prej tyre është anëtar i skuadrës kundër krimit të organizuar në Policinë Greke, kurse i dyti punon në komisariatin e Grevenas.

Ndërkohë, 8 nga të arrestuarit e tjerë janë shqiptarë. Grupi kriminal drejtohej gjithashtu nga një shtetas shqiptar, i cili është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Sipas shtypi grek, ai kërkohet në të dyja vendet.

Policia thotë se anëtarët e bandës shpërndanin kokainë dhe kanabis në disa qytete. Në një shtëpi në Athinë në rajonin e Atikës, u zbulua sasi droge dhe armët. Kjo shtëpi shërbente si bazë për magazinimin e lëndëve narkotike.

/tvklan.al