Akuzohen për “Prodhim dhe Trafikim i narkotikëve

Tom Kaçi është ai i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” është arrestuar në Francë dhe pritet ekstradimi i tij drejt Shqipërisë.

Kaçi se bashku me një tjetër person në muajin Tetor të vitit 2013 në fshatin Bulshar të komunës Orosh, Mirditë, ka kultivuar bimë narkotike të llojit cannabis sativa dhe i ka transportuar ato në drejtim të Rubikut

Gjithashtu është bërë i mundur edhe arrestimi tjetër i 25 vjeçarit  A. Q në Romë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Klan News