Arrestohen dy të kërkuar për trafik droge

Arrestohen dy të kërkuar për trafik droge

13:06 17/09/2019

Dy të rinj, të shpallur në kërkim për trafik droge, janë arrestuar gjatë një aksion në Shkodër të koduar “Greça”.

Në pranga kanë rënë Rr.P. 23 vjeç dhe M.P. 21 vjeç, të dy nga fshati Selcë i Malësisë së Madhe.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë për një tenativë të trafikut të drogës më 10 Mars të vitit 2018.

Para më shumë se një viti, dy të arrestuarit tentuan të trafikonin kanabis, armë e municione nëpërmjet kufirit të gjelbër nga Shqipëria drejt Malit të zi. Pasi janë hasur nga shërbimet policore, duke shfrytëzuar errësirën dhe terrenin malor, u larguan duke braktisur 74 kg lëndë narkotike dhe armët.

Pas hetimeve disa mujore, autoritetet identifikuan të dyshuarit e tentativës së trafikut të kanabisit e armëve dhe municioneve.

Materialet u referuan në Prokurorinë për Krime të Rënda për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT