Njëzet e tre (23) persona janë proceduar penalisht, ndër të cilët 7 janë arrestuar për protestën e organizuar nga dega e PD në Librazhd pasditen e së enjtes.

Të arrestuarit janë funksionarë të Partisë Demokratike; B.V. 48 vjeç kryetar i degës së PD Librazhd, A.B. 53 vjeç ish-deputet i PD, A.K. 43 vjeç, E.G. 32 vjeç sekretar i degës së PD në Librazhd, D.B. 47 vjeç, L.O. 31 vjeç dhe B.K. 54 vjeç. Ndërsa në gjendje të lirë janë proceduar 16 persona të tjerë që morën pjesë në protestë.

Pasditen e së enjtes në orën 18:00, të proceduarit tentuan të bllokonin rrugën në hyrje të Librazhdit për të penguar eskortën e Kryeministrit Edi Rama, i cili po shkonte në fushatën elektorale të PS në këtë qytet. Policia thotë se protestuesit goditën eskortën me sende të forta dhe hodhën lëndë piroteknike. /tvklan.al