Ky është momenti tronditës kur huliganët hungarezë sulmuan policët anglezë në stadiumin “Wembley” gjatë takimit Angli-Hungari që përfundoi me rezultatin 1-1 në kualifikueset e Botërorit Katar 2021.

Agjentët arrestuan gjashtë persona, ndërsa tensionet ishin të vazhdueshme në këtë përballje të Grupit I, ku është edhe Shqipëria.

Punonjësit e policisë u sulmuan ndërsa u drejtuan drejt turmës për të arrestuar një fans hungarez, i cili bëri ofendime racore ndaj një stjuarti. 1000 fansa nga Hungaria ishin në stadium për ndeshjen.

Situata u qetësua vetëm pasi agjentët vendosën që të tërhiqeshin.

Tifozi që bëri ofendimet raciste ndaj stjuartit u vu në pranga, e dy të tjerët se sulmuan në punonjës të emergjencës, e për sulmet ndaj agjentëve.

FIFA lajmëroi se do të shqyrtojë raportin e takimit, e më pas do të marrë një vendim për sjelljen e huliganëve hungarezë.

Federata Angleze e Futbollit njoftoi  se do t’i japë institucionit numër 1 të futbollit botëror të gjitha informacionet e nevojshme.

Klan News