Katër persona janë arrestuar nga Seksioni Kundër Narkotikëve në kryeqytet, pasi u kapën me sasi dozash kokaine.

Policia e Tiranës zyrtarisht njofton se ka arrestuar shtetasit:

Besmir Hardhiaj, 29 vjeç

Erando  Hardhiaj, 24 vjeç  banues në Tiranë

Albano Mitri, 27 vjeç, banues në Tiranë,

Mateo Luleme, 25 vjeç, banues në Tiranë,

Sipas Besmir Hardhiaj dhe Erando Hardhiaj ushtronin aktivitet kriminal në prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike të llojit Cannabis Sattiva dhe “Kokainë” në zona territoriale të ndryshme ,më konkretisht :

Më datë 17.mars  rreth orës 22.00 në rrugën “Konferenza e Pezës” , Besmir Hardhisë i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5.8 gramë kokainë dhe 7.8 gram lëndë narkotike të dyshuar si “Cannabis sattiva” ndërsa shtetasit Erando Hardhiaj i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 7  gram lëndë narkotike e dyshuar si “Cannabis sattiva” ,

Gjithashtu shtetasit Mateo Luleme drejtues mjeti  dhe pasagjer Albano Mitri të cilët po udhëtonin me automjet tip Suzuki , nga kontrolli i ushtruar në xhepin e  brendshëm të xhaketes të këtij të fundit , i janë gjetur 3 (tre) qese  me bimë  të dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”, me peshë 5.8  gram.

Tv Klan