Tre punonjës të Hetimit Tatimor në Tiranë janë vënë në pranga mbrëmjen e së premtes, pas një denoncimi të bërë nga një subjekt privat tek Kryeministri Edi Rama.

Në një konferencë për shtyp gjatë ditës së sotme, kreu i policisë së Tiranës, Ardi Veliu sqaroi se në pranga kanë rënë: 

“Ermal Harizaj, 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Hetimit Tatimor Tiranë; Ervin Pupuleku, 29 vjeç, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, me detyrë inspektor i zbatimit të hetimit tatimor në Drejtorinë Rajonale Tiranë; Arben Disha, 49 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me detyrë inspektor i zbatimit të hetimit tatimor në Drejtorinë Rajonale Tiranë”.

Arrestimi i tyre, sipas policisë, u bë pasi më datë 21 Korrik, ora 17.00, të tre këta punonjës kanë shkuar për kontroll pranë një subjekti privat në Spille të Kavajës, me administratore shtetasen A. M. dhe duke shpërdoruar detyrën i kanë marrë asaj shumën prej 40 mijë lekësh të reja.

Aktualisht vijon puna për dokumentimin nëse ka raste të tjera të ngjashme të abuzimit me detyrën ndaj bizneseve.

Ndërkohë

“Policia e Shtetit u bën thirrje çdo sipërmarrjeje apo subjekti tregëtar, që gjendet në kushte shtërguese si pasojë e sjelljes abusive të punonjësve të shtetit, të denoncojnë pa ngurim dhe i siguron të gjithë për gadishmërinë për të reaguar në kohë reale  e në mbështetje të çdo viktime të shpërdorimit të detyrës”.

/tvklan.al