Dy prindër janë arrestuar për mbajtjen e tre fëmijëve të tyre në një kuti kompesate për katër vjet.

Sipas Daily Mail, fëmijët janë mbajtur brenda kutisë në një zonë ku temperaturat arrijnë deri në 120 gradë.

Prona nuk kishte energji elektrike ose ujë të rrjedhshëm.

Fëmijët kishin sasi të pamjaftueshme ushqimi dhe jetonin në një mjedis të papërshtatshëm dhe të pasigurt. Policia gjeti fëmijët e moshave, 11, 13 dhe 14 vjeç të cilët jetonin në kushte të këqija. Fotot e marra në vendngjarje tregojnë zonën e mbushur me mbeturina.

Mona Kirk, 51 vjeç dhe Daniel Panico, 73 vjeç u arrestuan në Kaliforni, të dyshuar se kanë trajtuar mizorisht fëmijët e tyre./tvklan.al