Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona të cilët akuzohen se trafikonin drogë. Blutë e Tiranës bëjnë me dije se gjatë kontrolleve dhe hetimeve disa mujore është arritur tek dy trafikantë që shpërndanin dhe droga të forta në kryeqytet

Pas një pune hetimore disa mujore, bënë ndalimin e shtetasit I.A., 57 vjeç, pasi në rrugën “Zef Serembe”, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 500 doza me lëndë narkotike heroinë, shuma të konsiderushme parash, 1 automjet, 1 aparat celular dhe 1 DVR”, sqaron Policia.

Ndërkohë bëhet me dije se është arrestuar në flagrancë F. G., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij të marrë me qera në zonën e Astirit u gjetën 34 doza me lëndë narkotike kokainë si dhe një sasi me lëndë narkotike kanabis./tvklan.al