Arrestohen shqiptarët në Spanjë, sekuestrohen 485 kg drogë

Pamje nga operacioni


Arrestohen shqiptarët në Spanjë, sekuestrohen 485 kg drogë

10:49 08/02/2021

Agjentët e Policisë Spanjolle kanë arrestuar tetë persona me origjinë lituaneze, greke dhe spanjolle, por mes të ndaluarve ka edhe shqiptarë.

Arrestimet u kryen në kuadër të operacionit ‘Dita e Gjelbër’, ndërsa policia ka mundur të çmontojë katër plantacione me marijuanë dhe të sekuestrojë 485 kg lëndë narkotike.

Ky grup kriminal bënin investime të konsiderueshme financiare për t’i përshtatur në ambiente të kultivimit të drogës, si dhe ngritën sistem të tëra alarmi dhe sigurie.

Sistemi i kultivimit ishte i brendshëm dhe kishte të gjithë elementët e nevojshëm për të garantuar një korrje të përhershme për shitje të mëvonshme. Plantacionet ishin të pajisura me ndriçimi, ajrimi, filtrat e aromës, si dhe pajisje të posaçme për të matur temperaturën dhe lagështinë.

Klan News







Të ngjashme