Tre shqiptarë janë arrestar nga policia në Britaninë e Madhe, si të përfshirë në një rrjet të trafikut të drogës. Mediat vendase shkruajnë se të arrestuarit kultivonin kanabis në banesa, të cilat ishin kthyer në laboratorë.

Më tej bëhet me dije se droga që iu është sekuestruar kap vlerën deri në 500 mijë Paund, nëse do hidhej në treg. L. Tosku, 42 vjeç, A. Qosla, 44 vjeç dhe E. Beqiraj, 35 vjeç, janë tre personat e arrestuar, që kanë vepruar në zonat e njohura si Inverclyde dhe West Dunbartonshire.

Prokurorët e çështjes thonë se tre shqiptarët janë arrestuar teksa kanë qenë duke punuar në shtëpitë e mbjella me kanabis që rritet me ndriçim artificial.

Shqiptarët nuk kanë folur para gjykatës, pasi nuk kanë pasur pretendime për akuzat e ngritura kundër tyre. Ndërkohë mësohet se gjykata ka vendosur për lirimin e tyre me kusht, por hetimet po vijojnë./tvklan.al