Policia britanike ka arrestuar tre persona si autorë të dyshuar të vrasjes së 30-vjeçarit shqiptar Jozef Boci, ngjarje e ndodhur në Greenwich më 17 Shkurt.

Sipas mediave britanike, të arrestuarit janë Ibrahim Jones 21 vjeç, Dominic Brown 29 vjeç dhe Oluwatimeilehin Oniyitan 20 vjeç.

Foto: Viktima Jozef Boci

Foto: Viktima Jozef Boci

Ata akuzohen për dhunën me pasoja të rënda të ushtruar ndaj 30-vjeçarit, i cili ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të shumta. Shqiptari Jozef Boci u gjet i pavetëdijshëm në mes të rrugës natën e 17 Shkurtit dhe u dërgua në spital me plagë në kokë.

Ai ndërroi jetë më 23 Shkurt. Viktima me origjinë nga Shqipëria, prej vitesh jetonte në Catford.

/tvklan.al