Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit e Policisë Nr.6, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, kapjen e personave në kërkim apo personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbajnë ato në banesë, falë bashkëpunimit me qytetarët dhe pas një pune hetimore kanë bërë të mundur identifikimin e 17-vjeçarit, i cili reklamonte në rrjetet sociale armë zjarri dhe qëllonte në ajër.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i 17-vjeçarit K. Selaj, banues në Kombinat, Tiranë.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 17-vjeçarit i kanë gjetur me vete një armë të ftohtë (thikë) dhe gjatë kontrollit në vendin ku kishte reklamuar fotot, është gjetur edhe arma e zjarrit e llojit kallashnikov.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale të “Armëmbajtja pa leje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./tvklan.al