Një 18-vjeçar në Tiranë është vënë në pranga nga policia. Dyshohet se ai ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur pa dëshirën e saj. Përveç kësaj, siç njofton policia, ai ka ushtruar dhunë edhe ndaj bashkëshortes së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin: K. R., 18 vjeç, banues në Tufinë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, pa dëshirën e saj, si dhe ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij”, njoftoi policia.

Deri më tani nuk dihen detaje të tjera në lidhje me këtë ngjarje, por policia po heton për të zbuluar saktësisht se çfarë ka ndodhur./tvklan.al