Një 18-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi plagosi me thikë një person. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 të kësaj të diele pranë një këndi lojërash.

Dyshohet se i riu e ka goditur 42-vjeçarin K.R., me thikë për motive të dobëta. I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./tvklan.al