Dy persona në Kurbin dhe në Pogradec janë vënë në pranga. Policia sqaron se të arrestuar janë Edison Gjoka dhe Feridon Kuqo.

Gjoka, 28-vjeç, u arrestuar në kuadër të operacionit koduar “Muzgu”. Autoritetet për të kishin informacione se ai qarkullonte me armë zjarri dhe e ndaluar teksa ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip “Benz”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, policia gjeti 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Ndërkohë policia në Pogradec ka arrestuar Feridon Kuqon, të cilit i është sekuestrohet një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke, dy karikatorë automatiku dhe municion luftarak pa leje.

Policia pas informacione që kishte për këtë person, zhvilloi një kontroll në banesën e tij dhe i gjeti arsenalin e armëve./tvklan.al