Policia e Elbasanit njofton se sot paradite është goditur një tjetër rast i trafikimi të emigrantëve. Autoritetet njoftojnë se sot është arrestuar një 20-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 13 qytetarë të huaj nga vendet e treta.

Pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas transportonte nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kapën dhe arrestuan shtetasin: F.K., 20 vjeç, banues në Elbasan”, bën me dije Policia.

Arrestim i tij u bë pasi në fshatin Mengël, Elbasan, u kap duke transportuar me mjetin e tij 13  shtetas të huaj.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë 20-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe në tentativë për tu larguar ka braktisur mjetin e tij por është kapur./tvklan.al