Policia e Vlorës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim, që ishte dënuar me 5 vite burg.

20-vjeçarit Ifran Binaj, nga fshati Grabian i Vlorës, në 12 Janar 2015 i është gjetur në banesë rreth 34 kg lëndë narkotike të llojit “Cannabis sattiva”.

Sipas policisë, Binaj është person me precedent penal, i dënuar më parë për të njëjtën vepër.

Ai u ndalua në në banesën e tij në fshatin Grabian dhe tashmë duhet të shlyejë dënimin  me 5 vite heqje lire, për veprën penale  “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”./tvklan.al