Arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar



Arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

08:48 10/04/2020

Falë bashkëpunimit dhe koordinimit mes Policisë së Shtetit dhe agjencive ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, vihet në pranga Ardit Mali, 23 vjeç, banues në Tiranë , i kërkuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet britanike, pasi Gjykata e Kurorës Guildford / Mbretëria e Bashkuar, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg, për kryerjen e veprës penale “Sulm seksual”, parashikuar nga legjislacioni britanik.

Arrestimi provizor u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Mbretërisë së Bashkuar, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957 dhe marrëveshjen dypalëshe mbi ekstradimet, nënshkruar mes Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut.

Falë edhe kontributit të madh të Shërbimit Diplomatik të Sigurisë (DSS) dhe Zyrës së Hetimeve Kriminale (OCI) pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, për lokalizimin e këtij shtetasi, nga strukturat e Policisë së Shtetit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij, me qëllim ekstradimi. /tvklan.al



Të ngjashme