Një 23-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm në Durrës, pasi prej disa kohës ishte shpallur në kërkim.

Sipas Policisë së Durrësit në pranga ka rënë Kristjan Stojani, pasi gjykata e Korçës kishte vendosur një dënim gati 3 vite e gjysmë burg.

Stojani banues në Korçë është dënuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, ngjarje e ndodhur në qytetin juglindor.

Po ashtu mësohet se ngjarja ka ndodhur në vitin 2016, dhe prej asaj kohë 23-vjeçari ka qenë në kërkim./tvklan.al