Arrestohet 23-vjeçari, shiste kanabis në Tiranë


Arrestohet 23-vjeçari, shiste kanabis në Tiranë

09:13 25/06/2022

Një 23-vjeçar nga Tirana është vënë në pranga nga policia. Ai dyshohet se shpërndante lëndë narkotike.

“Në rrugën “Athina”, në Kamzë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin K. D., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis sativa”, njoftoi policia.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se i riu, pasi siguronte lëndën narkotike kanabis, e ndante atë në porcione të vogla, të cilat i shiste më pas në zona të ndryshme të Tiranës.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al







Të ngjashme