Një 23-vjeçar në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe është arrestuar nga policia gjatë një aksioni anti-drogë pasi në banesës së saj u sekuestrua një sasi lënde narkotike.

E arrestuara është E.M. 23 vjeç, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe familjarët e saj; M.Th. 59 vjeç;  D.Th. 51 vjeç;  E.Th. 24 vjeç;  D.Th. 20 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesë u gjetën dhe sekuestruan 10 kg kanabis, ndërsa në një territor të pyllëzuar pranë banesës së 23-vjeçares janë konstatuar të kultivuara bimë kanabis.

Bashkë me 23-vjeçaren është arrestuar edhe një 15-vjeçar me iniciale F.P., ndërsa në kërkim është shpallur babai i tij M.P. 48 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e 15-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi 200 gramë kanabis. Nga veprimet e para hetimore rezultoi se 15-vjeçari ishte bashkëpunëtor i shtetasve të shpallur në kërkim për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Vijon puna intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim për këtë veprimtari kriminale.  /tvklan.al