Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga autoritetet për shkak se ka dhunuar një mjek. Arrestimi i të riut me iniciale L.B u bë nga efektivët e komisariatit nr. 4 të cilët thonë se e goditi mjekun për shkak të detyrës.

“Komisariatin e Policisë Nr.4, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. B., 24 vjeç, pasi për shkak të detyrës ka goditur mjekun e një spitali”.

Po ashtu policia e Tiranës njofton se janë arrestuar në flagrancë edhe dy shoferë. Njëri prej tyre i jepte makinës në gjendje të dehur ndërsa tjetri nuk kishte lejen përkatëse.

Gjithashtu një 33-vjeçar ka rënë në pranga pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij./tvklan.al