Një 26-vjeçar me iniciale O.M. është arrestuar nga forcat e Komisariatit Nr.1 të Policisë së Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim.

Ai akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur dhe për nxitje të përdorimit të drogës.

Dyshohet se i riu ka abuzuar seksualisht me një vajzë të mitur dhe më pas e ka detyruar që të konsumojë lëndë narkotike. /tvklan.al