Një 26-vjeçar i shpallur në kërkim prej 5 muajsh, është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës. I riu me iniciale G.U. u kap nga uniformat blu pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Ndaj tij ishte vendosur masë sigurie në mungesë “arrest në burg” nga Gjykata e Shkodrës për armëmbajtje pa leje dhe plagosje e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim.

Më 12 Shkurt 2020, 26-vjeçari u konfliktua me një 32-vjeçar me iniciale T.A., duke e goditur me sende të forta së bashku me shokun e tij.

Më pas, 26-vjeçari qëlloi me armë në ajër dhe u largua nga vendngjarja bashkë me bashkëpunëtorin e tij. /tvklan.al