Policia e Dibrës ka arrestuar 26-vjeçarin Florian Tonuzi i cili një ditë më parë goditi për vdekje me thikë vëllain e tij. Benard Tonuzi 23 vjeç ndërroi jetë në spital si pasojë e gjakderdhjes.

Pas vrasjes, autori ishte larguar dhe ishte shpallur në kërkim nga policia. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Allabegi të Maqellarës në Dibër. 24 orë pas ngjarjes, uniformat blu kanë mundur ta vënë atë në pranga.

Autori 26-vjeçar kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu ku qëndronte pasi një vit më parë kishte dhunuar babanë e tij.  /tvklan.al