Arrestohet 29- vjeçari, tentoi te vrasë të riun në oborrin e shtëpisë

Arrestohet 29- vjeçari, tentoi te vrasë të riun në oborrin e shtëpisë

08:16 25/03/2017

Policia e Elbasanit ka arrestuar  autorin  e ngjarjes së 21 marsit, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri një 28-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skëndërbej”, teksa Radion Bylykbashi ka tentuar të vrasë me pistoletë D.I, në oborrin e banesës së tij.

Nga të shtënat nuk pati persona të dëmtuar. Nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Në vendngjarje, grupi hetimor ka gjetur dhe ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 3 gëzhoja armë zjarri të kalibrit 7.65 mm.

Në pranga ka rënë Radian Bylykbashi, Elvis Kaci, 24 vjeç banues në Durrës dhe Florian Moriseni, 35 vjeç, këta dy të fundit akuzohen  për përkrahje të autorit.

Të tre të arrestuarit kanë qenë bashkë në momentin e ndalimit nga efektivat e policisë ndërkohë Florian Moriseni ishte shpallur në kërkim nga Seksioni i krimeve të Hapura Durrës për llogari të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës./tvklan.al

Të ngjashme
UKT