Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Arrestimi provizor i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tiranën, me qëllim ekstradimi drejt Maqedonisë.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

M. A., 32 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Maqedonia e Veriut, pasi zyra e Prokurorisë Kichevo, Maqedoni e Veriut, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin maqedonas, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957./tvklan.al